E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, dënohen me vdekje gjashtë piratë somalezë

Gjashtë piratë somalezë që kishin tentuar të rrëmbenin një naftëmbajtëse jemenite në 2009-ën, janë dënuar me vdekje.

Lajmin e ka bërë të ditur "Yemen News Agency", në versionin e saj online.

Gjashtë piratë të tjerë somalezë janë dënuar me 10 vjet burg, po në këtë proçes.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që të 12 somalezët të paguajnë një shumë prej 2 milionë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›