Irani anije kozmike në hapësirë deri më 2019
TIRANE-Irani synon të dërgojë në hapësirë një anije kozmike me astronautë në bord deri në vitin 2019. Qëllimi i regjimit iranian është bërë i ditur nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad për mediat vendore.
Sipas të njëjtave burime, Ahmadinexhad ka theksuar se "projekti është përshpejtuar për pesë vjet në përgjigje të veprimeve të armikut".
Me këto të fundit, Ahmadinexhad nënkuptonte sanksionet e OKB-së kundër Iranit.
(d.b/BalkanWeb)