E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH diskutohet të hënën, Berisha anulon Italinë

TIRANE-Të hënën, projektligji për ndryshimet në SHISH rikthehet sërish në Kuvend. E ka konfirmuar dje edhe njëherë zyrtarisht PD, nëpërmjet deputetit Edi Paloka. “Projekti është ende në rendin e ditës së Kuvendit të Shqipërisë, për t’u votuar të hënën”, tha ai.
Për kryeministrin Berisha, tashmë kjo shtë kthyer në një matje forcash në parlament.
Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se vetë Sali Berisha, anuloi vizitën në Itali, ndërsa do të nisej atje të dielën, por ndërkaq, i ka kërkuar Astrit Patozit, si kreu i grupit parlamentar, që të gjithë deputetët të jenë në sallë nga PD. Mungon deri tani vetëm Lefter Maliqi i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, por edhe këtij të fundit, i është kërkuar të kthehet me urgjencë për ligjin dhe ka garantuar se do të jetë të hënën në seancë.
Nga ana tjetër, të njëjtën procedurë ka ndjekur edhe Edi Rama. Nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi që të kthejë të gjithë deputetët në Shqipëri, për të votuar kundër këtij ligji.
Votave kundër projektligjit të PS, duke numëruar 64 të tilla, por që në seancë do të jenë vetëm 63 deputetë për shkak të mungesës së Isarajt, vazhdon sot Gazeta do tu shtohen edhe katër votat kundër të LSI, duke e çuar numrin në 67, e mandej edhe dy deputetët e PDU do të votojnë kundër projektit për SHISH duke e çuar në 69. Votë kundër do të jetë edhe ajo e Vangjel Dules së PBDNJ. Ilir Meta deklaroi dje se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të japë votat për Ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror as në seancen e të hënës.

Kryetari i PS-së, Edi Rama ne deklarimet e tij mediatike ka bere te ditur se opozita do të jetë në seancën plenare të së hënës për të votuar kundër pr/ligjit për SHISH-in. “Ky është një projekt që tejkalon cakun e vendimit tonë politik. Në këtë projekt përfshihen interesa jo vetëm kombëtare, por edhe strategjike. Cënohen jo vetëm interesat e vendit, por edhe interesat e partnerëve tanë më të mëdhenj, e atyre që e morën Shqipërinë për dore dhe e futën në NATO. Të cilëve nuk ka burrë në këtë vend që të mund t’u përplasë derën, duke ju krijuar Shqipërisë dhe shqiptarëve një sherr për të cilin Shqipëria dhe shqiptarët jo vetëm që nuk janë të gatshëm, por për të cilin janë absolutisht të gatshëm të refuzojnë këdo që e provokon një sherr të tillë”, deklaroi Rama.

Qe ne fillim te deklarimit per hartimin e nje pr-ligji per SHISH, SHBA eshte shprehur kunder ketij pr-ligji. Një ditë pas rrëzimit në komisionin e Sigurisë të amendamentit “Hoxha” për të larguar kreun e SHISH-it, dje nga Kukësi ka reaguar ambasadori i SHBA-së, Xhon Uidhers. Diplomati amerikan ripërsëriti qëndrimin amerikan se është kundër miratimit të ndryshimeve në projektligjin për SHISH-in.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›