E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, babai vret gruan dhe vajzën 17 vjece

SHKODER-Një krim i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur sot në një fshat të Shkodrës.

Ngjarja e rende u shënua rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Samrish të Komunës Dajc në familjen Rrjolli. Mësohet se kryefamiljari Pjetër Rrjolli qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec.
Nuk dihen ende motivet e krimit, pasi policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.
Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›