U prezantua Guida e parë per Shqipërinë në Spanjë
TIRANE-Eshtë prezantuar dje për publikun Guida e Parë për Shqipërinë e publikuar në Spanjë. Prezantimi i saj u bë në një takim në sallën "Tefta Tashko Koço", në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Ferdinand Xhaferaj dhe Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri Manuel Montobbion. Guida me titull "Shqipëria" e botuar në Spanjë, është shkruar nga dy profesorë të njohur në fushën e historisë, gjeografisë dhe sociologjisë, Prof. Eladi Romero dhe Prof. Salvador Martinez. otimi, me informacionin që përmban në 74 faqet e tij, nxjerr në pah historinë dhe kulturën e pasur të Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Botimi përmban shumë informacion të shoqëuar me foto dhe imazhe mbi gjeografinë, historinë, natyrën, zakonet dhe zhvillimet e fundit demografike e shoqërore në vend. Realiteti i sotëm Shqiptar ofron për vizitorët e huaj Tre Qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilat plotësohen nga trashëgimia jashtëzakonisht e vlefshme kulturore shpirtërore, siç janë tradita e këngës iso-polifonike, dizenjo të njohura tekstilesh, dhe lidhjet ekzemplare kulturore ndërmjet besimeve (Xhamitë, vendet myslimane, Kishat Ortodokse dhe Katolike, manastiret, Teqet e Bektashinjve), muret Bizantine, gjurmët e qytetërimit Romak dhe qytetërimeve të tjera të gjitha këto dëshmojnë për pikat e takimit ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, dhe për një histori të pasur e të ndryshme kulturore e cila ka evoluar përgjatë më shumë se tre mijëvjeçarëve. Më parë gazeta të njohura si Corriere Della Sera, The Guardian, USA Today, The Seattle Times, forumi elektronik Helium, por edhe së fundi Revista e mirënjohur National Geographic kanë shkruar artikujt e tyre për Shqipërinë turistike. Botimi që u prezantua dje përmban shumë informacion të shoqëruar me foto dhe imazhe mbi gjeografinë, historinë, kulturën, zakonet, festivalet folklorike, kuzhinën e shumëllojshme, restorantet unike dhe bukuritë panoramike të Shqipërisë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)