E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja pranonvendimin, përgatitet për njohjen

MADRID - Madridi zyrtar ka reaguar ndaj vendim it të GJND-së për pavarësinë e Kosovës duke deklaruar se respekton mendimin e kësaj gjykate. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme spanjolle ka deklaruar se qeveria mbështet edhe deklaratën e shefes së diplomacisë së BE, Catherine Ashton, se vendimi hap një epokë të re dhe se tani vemendja duhet kthyer tek e ardhmja. Por, e pyetur nga gazetarët nëse Spanja do të ndryshojë qëndrim për pavarësinë e Kosovës, zëdhënësja e diplomacisë spanjolle ka refuzuar të bëjë komente.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›