Irani dënoi me vdekje një shtetas amerikan

Sipas kësaj agjencie, i dënuari 28 vjeçar, ish-pjesëtar i marinës amerikane, që po ashtu e ka edhe shtetësinë iraniane, ishte “dënuar me vdekje për bashkëpunim me vendin armiqësor dhe për spiunim për CIA-n”.
Hekmati ishte arrestuar në muajin dhjetor dhe ishte akuzuar se kishte stërvitur në një bazë amerikane në Afganistanin fqinjë.
Ai më vonë ishte paraqitur në Televizionin shtetëror iranian, me ç’rast kishte pranuar se ishte agjent i agjencisë CIA dhe ishte dërguar për infiltrim në ministrinë e inteligjencës së Iranit.
Familja e tij dhe Shtetet e Bashkuara u kanë thënë medieve amerikane se ai kishte udhëtuar në Iran për t’i vizituar gjyshet e tij.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e Hekmatit.
Departamenti amerikan i shtetit tha se Irani nuk i ka lejuar diplomatët nga ambasada e Zvicrës, që i përfaqëson interesat amerikane në Teheran, për ta parë Hekamtin, para ose gjatë procesit gjyqësor.