E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori përpiqet të bëjë vetëvrasje pas konferencës për media

Prokurori ushtarak polak, Mikollaj Pshibil, sot është përpjekur për të bërë vetëvrasje, pas përfundimit të një konference për shtyp, në të cilën ai e ka mbrojtur hetimin ushtarak lidhur me rrjedhjet e informacioneve për përplasjen e aeroplanit, me ç’rast humbi jetën ish presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski, para dy vitesh.

Mediat lokale raportuan se prokurori Pshibil, ishte dërguar në spital, pasi ishte gjetur i përgjakur në zyrën e tij në qytetin perëndimor, Poznan.

Disa çaste para se të përpiqej të bënte vetëvrasje, ai kishte kërkuar nga gazetarët, që të largohen nga zyra e tij, pasi ai i kishte kritikuar rrjedhjet në media, lidhur me përplasjen e aeroplanit në Rusi më 10 prill të vitit 2011, me ç’rast u vra presidenti i atëhershëm i Polonisë, Leh Kaçinski, dhe 95 persona të tjerë.

Prokurori Pshibil tha se prokurorët kanë të drejtë të kërkojnë incizime të telefonave të gazetarëve, që raportojnë për hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit.

Raportohet se ai nuk është në rrezik për jetë. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›