Skënder Sherifi vlerësohet në Belgjikë
Pas një vlerësimi nga shtypi belg, poeti shqiptar Skënder Sherifi bëhet pjesë e klasifikimit të dhjetë autorëve më të mirë të Evropës Frankofone për vitin 2008 me librin e titulluar "Love". Duke pasur parasysh nivelin e shitjeve të librave dhe mbi të gjitha kritikat e herëpashershme në shtypin e Belgjikës, Sherifi është vlerësuar si një nga më të mirët. Shkrimtari 54-vjeçar, Skënder Sherifi, jeton prej moshës 1-vjeçare në Francë dhe
Belgjikë. Ai është autor i 10 librave të shkruara në gjuhën frënge, tre prej të cilave janë përkthyer në gjuhën shqipe. Ai gjithnjë e ka mbajtur me një vullnet të afirmuar identitetin
e tij shqiptar, të cilin e ka kultivuar në mënyrën e vet origjinale.