Irani do të ekzekutojë 9 protestuesit e zgjedhjeve
Zëvendës kreu i gjykatës iraniane ka thënë se nëntë protestues tjerë iranianë do të ekzekutohen së shpejti. Agjencia “Fars” citon Ebrahim Raisin të ketë thënë se ata kishin lidhje me grupet kundër revolucionare dhe planifikonin përmbysjen e regjimit islamik, prandaj së shpejti do të ekzekutohen. Të nëntë janë arrestuar muajve të fundit gjatë protestave kundër rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Dy protestues të opozitës u varën javën e kaluar. Kjo është hera e parë në Iran që kryen ekzekutime, që prej fillimit të protestave kundër zgjedhjeve presidenciale në Iran. Dy burra, që u quajtën “armiq të Zotit” u akuzuan se kishin planifikuar përmbysjen e pushtetit. Dy burrat dolën në gusht para gjykatës, së bashku me opozitarë të tjerë, të cilët morën pjesë në protestat e korrikut kundër zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale.
3 Shkurt 2010