E Diel, 1 Nëntor 2026

"Uroj të marr pjesë në ‘Sanremo‘"

Këngëtari shqiptar, Amir Hoxha, kushëri i Anna Oxa-s, ka prezantuar një këngë para komisionit të festivalit të "Sanremo"-s për vitin 2009. Kënga e shkruar në gjuhën italiane trajton temën e ambientit. "Kënga flet për degradimin e ambientit për shkak të vetë njerëzve, si pasojë e spekulimeve të atyre që drejtojnë", deklaron Amir Hoxha, i cili shpreson që juria e festivalit ta vlerësojë produksionin e tij muzikor për edicionet e ardhshme. "Do të dëshiroja të gjeja hapësirën që kërkoj prej vitesh, nëpërmjet të gjithë aktivitetit tim muzikor, që nuk është i përqendruar vetëm në gjininë etniko-ballkanike, por edhe në muzikën pop, rock etj.", përfundon Hoxha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›