SHBA: OK bisedimeve direkte me Korenë e Veriut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur për herë të parë se janë të gatshme që të orga-nizojnë takime të drejtpërdrejta me liderët e Koresë së Veriut, për ta bin-dur atë që t‘u rikthehet bisedimeve shumëpalëshe të lëna përgjysmë për heqjen dorë nga programi bërthamor. Sipas një zëdhënësi për Departamentin e Shtetit amerikan nuk është marrë ende ndonjë vendim për vendin dhe kohën e mbajtjes së këtyre takimeve. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim në qëndrimin e deritanishëm të amerikanëve dhe bisedimet do të jenë shumë-palëshe. Koreja e Veriut u largua nga tryeza e këtyre bisedimeve në muajin prill, pas kritikave të ash-pra të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me provat bërthamore. Sipas amerikanëve, ajo çka ata pro-pozojnë është një takim dypalësh me thelb arritjen e bisedimeve gjashtëpalëshe, qëllimi i të cilit është që të bindet Koreja e Veriut për të ndërmarrë më në fund hapa bindës për heqjen dorë nga ambi-cia e saj bërthamore. Në fakt bëhet fjalë për plotësimin e një kërkese të bërë kohë më parë dhe më tej vazhdimisht nga shteti komunist. Administrata e mëparshme nuk e kishte pranuar një kërkesë të tillë dhe kjo ishte bërë shpesh pengesë për procedimin e bisedimeve shumëpalëshe. Sipas burimeve anonime do të bëhet fjalë për takime të nivelit të ekspertëve dhe ai nuk kishte shumë gjasa që të ndodhte para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të muajit në Nju Jork. Sipas një burimi, Shtetet e Bashkuara kanë bërë gati një projektrezolutë, në të cilën do t‘u bëhet thirrje të gjitha vendeve që kanë armë bërthamore që t‘i shkatërrojnë ato. Diplomatët janë të mendimit se teksti i bën referencë edhe Koresë së Veriut që u tërhoq nga marrëveshja e armëve bërthamore në vitin 2003, dhe menjëherë pas saj testoi dy pajisje bërthamore dhe shkaktoi shumë kritika, si dhe shumë frikë dhe tension te vendet e rajonit dhe më gjerë. Teksti që Uashingtoni shpreson të miratohet do të paraqitet në një sesion të veçantë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që do të drejtohet nga Presidenti amerikan, Obama. Në shtator, Shtetet e Bashkuara do të marrin edhe drejtimin rotativ të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në shtator të vitit 2005, Koreja e Veriut ra dakord që të braktisë programin bërthamor në këmbim të ndihmës, një marrëveshje e bërë kjo mes Ko-resë së Veriut dhe Kinës, Koresë së Jugut, Rusisë dhe Shteteve të Bash-kuara të Amerikës. Në atë kohë nisi edhe procesi i bisedimeve i quajtur "procesi 6-palësh", por që nga ajo kohë bisedimet janë ndalur.