E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani gati të rinisë dialogun për programin bërthamor

Lajmi u publikua sot nga zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Ramin Mehmanparast. Në konferencën për mediat në Teheran ai deklaroi se “shteti është i gatshëm për negociata teknike dhe politike me ‘grupin 5+1’ përsa i përket çështjes së programit bërthamor”.

Bisedimet teknike do të përqendrohen në këmbimin e uraniumit më pak të pasuruar për karburante bërthamore nga Rusia dhe Franca që do të përdoret për reaktorin në Teheran.

Bisedimet politike me “grupin 5+1” do të përqendrohen gjithashtu në bindjen e Iranit për të ndërprerë programin për pasurimin e uraniumit në këmbim të marrëdhënieve më të mira politike dhe ekonomike me BE-në dhe SHBA-në.

Mehmanparast shtoi se takimet mes ministres së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, me kryenegociatorin e Iranit për programin bërthamor, Saedi Xhalili, do të nisin rreth fundit të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›