E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe ndërkombëtarët, 700 milionë $ Pakistanit

Vendimi u konfirmua sot nga një zyrtar amerikan. “Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet të enjten, përbën një moment të rëndësishëm përsa i përket kontributeve të vendeve të tjera”, deklaroi Dan Feldman, zëvendës përfaqësues special i SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin.

“Ne kemi parë që premtimet i kanë kaluar 700 milionë dollarët dhe kanë ardhur nga më shumë se 30 vende duke përfshirë edhe angazhimin tonë prej 150 milionë dollarësh”, theksoi Feldman për shtypin.

Ai nënvizoi se do të ketë dhe takime të tjera shumëpalëshe për koordinimin e ndihmës ndërkombëtare në javët e ardhshme duke përfshirë dhe një takim të mundshëm në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fund të muajit shtator”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›