E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Integrimi i Shqipërisë, një sfidë e përbashkët

Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të delegacionit të KE-së, Ambasadori Lohan tha se ka qenë një kënaqësi të shohwsh nga afër progresin e shpejtë dhe angazhimin maksimal të Qeverisë, Kuvendit, dhe të institucioneve shqiptare, në afrimin e vendimit për liberalizmin e vizave dhe shkurtimin e rrugës drejtë BE-së.

"Ky progres ma ka bërë shumë të këndshëm qëndrimin tim në Shqipëri dhe ju siguroj se angazhimi i BE-së, është maksimal për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në strukturat e saj", theksoi Ambasadori Lohan.

Ndërsa kryeparlamentarja Topalli vlerësoi kontributin dhe angazhimin personal të Ambasadorit Lohan përgjatë gjithë hapave integrues të Shqipërisë dhe shprehu urimet më të sinqerta për të dhe familjen e tij.

"Mbështetja e BE-së ka qenë një inkurajim i madh për ne dhe ne gjithmonë kemi vlerësuar çdo raport e dokument të BE-së, si axhendë të Parlamentit", nënvizoi Topalli.

Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit dhe Ambasadori Lohan biseduan edhe mbi sfidat e ardhshme politike, ekonomike dhe integruese.

Ambasadori Lohan garantoi se pavarësisht shkëputjes së tij nga Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë me kënaqësi zhvillimet në vend, me besimin e plotë në integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›