Irani ka përgatitur varret për ushtarët amerikanë

Teheran, 10 gusht – Irani ka gërmuar varret, në të cilët do të varrosen ushtarët amerikanë, nëse SHBA sulmon këtë vend, ka deklaruar zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare, Hussein Moghadam.
Gjithashtu, ai paralajmëroi se sulmi ushtarak amerikan mund të shkaktojë “luftë të madhe” në rajonin e Lindjes së Mesme.
Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, Mike Mullen, ka paralajmëruar se ushtria amerikane ka “plan eventual” për të sulmuar Iranin, megjithëse shtoi se kjo “me siguri do të ishte ide e keqe”.
SHBA dhe disa vende perëndimore akuzojnë Iranin se po përdor programin bërthamor civil si mbulesë për prodhimin e armëve bërthamore.