Dëmi nga zjarret në Rusi, 15 miliardë dollarë

Moskë, 10 gusht –Qindra zjarre që përfshinë pjesën perëndimore të Rusisë dhe mbuluan Moskën me smog, kanë shkaktuar miliarda dollarë dëme, ka njoftuar sot një gazetë ruse.
Gazeta ruse e biznesit, Kommersant, njoftoi se dëmet nga zjarret pritet të arrijnë në 15 miliardë dollarë, apo 1 për qind të GDP-së së vendit. Qeveria akoma nuk ka bërë publik ndonjë vlerësim për dëmet e shkaktuara, transmeton AP.
Vera më e nxehtë që kur ka nisur mbajtja e të dhënave para 130 vjetëve, i ka kushtuar Rusisë mbi një të tretën e grurit dhe ka shtyrë qeverinë të ndalojë eksportet e grurit për pjesën tjetër të vitit.