Maroku mbyll 1 256 xhami për shkaqe sigurie

Rabat, 10 gusht - Ministria për çështje të Religjionit në Marok tha se do t’i mbyllë 1 000 xhami të pasigurta në mbarë vendin për të shmangur përsëritjen e shembjes së minares në muajin shkurt, që shkaktoi vdekjen e 41 njerëzve.
Vendimi pason inspektimin në shkallë vendi të më shumë se 1 900 xhamive në bazë të urdhrit të Mbretit Muhamed VI, për të përcaktuar sigurinë e tyre pas tragjedisë së shkurtit në qytetin qendror Meknes, kur 41 persona kishin vdekur dhe 76 ishin plagosur pas shembjes së një minareje historike, gjatë lutjeve të së premtes, transmeton AFP.
Ministria tha se 1 256 xhami do të mbyllen krejtësisht, ndërsa 513 xhami pjesërisht.
Maroku ka rreth 48 000 xhami, sipas të dhënave zyrtare.