Irani kërcënon sërish SHBA-në

Vazhdojnë replikat ndërmjet zyrtarëve kryesorë të SHBA dhe Iranit. Ministri iranian i Mbrojtjes, Ahmed Vahidi, ka përsëritur kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara, si rezultat i pranisë së Flotës së Pestë në Gjirin Persik.
"Irani do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë. Prania ushtarake e vendeve që nuk kanë lëvizje në Gjirin Persik çon te pasiguria në rajon", ka thënë ai.
Këto komente pasojnë njoftimin e së martës, në të cilin paralajmërohet se "ushtria iraniane do të reagojë nëse mbajtësja amerikane e avionëve kthehet në Gjirin Persik".
Më herët Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së ka deklaruar se vendosja e forcave amerikane në Gji do të vazhdojë, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, ka thënë se kërcënimi që vjen nga Irani tregon për "deshpërimin me të cilin përballet regjimi i Teheranit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vend".