E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, Orban nuk planifikon riformatizim të qeverisë

“Hungaria nuk do të falimentojë dhe kryeministri Viktor Orban nuk ka plane për riformatizimin e qeverisë së tij”. Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Fides, Janosh Lazar.

I pyetur nëse qeveria ka ndonjë plan në rast të falimentimit të mundshëm, Lazar ka thënë se Hungaria prej tre dekadash është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se borxhet e saj i ka paguar në kohë, transmeton agjencia hungareze e lajmeve MTI.

Në lidhje me supozimet se besimi i tregut mund të rikthehet nëse kryeministri Orban apo ministri i tij i ekonomisë lënë postin e tyre, Lazar është përgjigjur duke thënë se një gjë e tillë është “e pakuptimtë”.

“Tregjet financiare nuk janë të interesuara për emrat. Tregu duhet të marrë vendime për paratë e veta, ndërsa votuesit për përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Lazar.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime nëse vëren se ndryshimet e sapomiratuara të Kushtetutës së Hungarisë, nuk janë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›