Tre ceket e zhdukur, Praga: Jo viktima te trafikut te organeve
TIRANE- Historia e zhdukjes së tre studentëve cekë 9 vite më parë në Shqipëri rikthehet sërish në skenën e medias vendase.
Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001.
Këtë herë nga vendi i tyre i lindjes, Ceki, policia vendase konfirmon se tre studentët nuk kanë qenë viktima të trafikut të organeve, sic pretendon prokuroria serbe.
“Kontrolluam të gjithë mundësitë, krahasuam të gjithë informacionet dhe provat që kishim, dhe nuk konfirmojmë se ndonjë prej tre studentëve të ketë qenë pjesë e këtij trafiku” ka deklaruar kreu i policisë kriminale ceke, Jan Noga citon agjencia e lajmeve ceke CTK .
Policia ceke nisi hetimet në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe kosovare. Mediat i referoheshin deklaratave të bëra nga prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç i cili në fund të vitit të kaluar deklaroi se tre studentët ishin viktima të shtëpisë famëkeqe të verdhë, në të cilën, Beogradi pretendon se njerëzve u hiqeshin organet dhe më pas shiteshin në tregun e zi.
Studentët mbërritën në Shqipëri, në vjeshtën e 2001, shumë më vonë, sesa koha për të cilën Serbia akuzon se ka ndodhur rrëmbimi i serbëve të Kosovës, dërgimi i tyre në Shqipëri dhe më pas operacioni për heqjen e organeve. Pavarësisht kësaj, Serbia kërkoi, vitin e kaluar, hetim të cështjes nga Këshilli i Europës.
Me kërkesë të policisë ceke policia shqiptare rihapi cështjen e tre studentëve të zhdukur.Madje policia shqiptare vuri në dispozicion 100 mijë euro për cdo informacion që do zbulonte se cfarë kishte ndodhur me tre të rinjt. Megjithatë policia shqiptare beson se studentët mund të jenë sulmuar për grabitje.
(s.g/Balkanweb)