E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Maqedoni ndajnë kufijtë, Tirana: Akt historik

TIRANE- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e vlerëson si mjaft pozitive arritjen e marëveshjes mes dy vendeve fqinje Kosovë- Maqedoni për vendosjen e kufijve.

Parlamenti i Maqedonisë dhe i Kosovës miratuan dje marëveshjen për vendosjen e kufijve.

“Përshëndesim marrëveshjen e rëndësishme Kosovë- Maqedoni. Është një sinjal pozitiv për bashkëpunimin në rajon dhe tregues i mirëkuptimit mes dy vendeve” tha sot ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët me homologun turk Ahmet Davutogluo.

Në një reagim të mbrëmshëm edhe qeveria shqiptare, nëpërmjet zëdhënëses së saj znj,Majlinda Bregu, përshëndeti marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Ajo e cilësoi një “akt historik në marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”.

Arritja e marrëveshjes u përshëndet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›