Shkodër, inagurohet spitali i shërbimit të shëndetit mendor
SHKODER- Inagurohet spitali i shërbimit të shëndetit mendor në qytetin e Shkodrës, si dhe skaneri i ri, i cili do tu shërbejë qytetarëve. Në përurimin e godinës së spitalit dhe pavijonit të ri të të parit skaner që funksionon tashmë në Spitalin rajonal të Shkodrës, morën pjesë Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, zëvendësmininistri, Bardh Spahija dhe drejtues të pushtetit vendor.
Gjatë fjalës së saj Topalli u shpreh se falë investimit të qeverisë shqiptare spitali do të ofrojë kushte moderne për pacientët. Ky projekt, tha Topalli vjen nga një marrëveshje me Austrinë e miratuar disa javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, e cila do bëjë të mundur që në çdo spital rajonal do të shkojnë 6 skanerë dhe të paktën 3 rezonanca për çdo qytetar dhe çdo fëmijë që ka nevojë.
“Inaguruam një vepër të rëndësishme, një spital të ri, ku shihen pa koment, midis kushteve të vështira që kanë qenë më parë për shëndetin mendor- kushtet moderne që ofrohen me një investim të qeverisë shqiptare, me vlerë 1 milion dollarë, për një shërbim sa më të mirë ndaj të sëmurëve me probleme shëndetësore".
Duke shfrytëzuar praninë e bluzave të bardha, Kryetarja e Parlamentit i kërkoi të jenë në kontakt me të sëmurët dhe familjarët dhe në mënyrë të veçantë, të ftojnë, nënat, motrat, gratë e qytetit dhe të fshatrave të Shkodrës, që me vendosjen e skanerit të ri, të bëjnë kujdes, të shkojnë e të bëjnë kontrollin e duhur.
Ndërsa ministri Vasili u shpreh pas inaugurimit se “Të tjera punë ne i kemi në proces dhe do t’i përfundojmë me ambicien që brenda pak muajsh të plotësohet masterplani i Spitalit Rajonal të Shkodrës të plotësohet i gjithi”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)