E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, konflikt për pronën te ish-vilat qeveritare

VLORË- Disa muaj pas rinisjes së punimeve për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-vilave qeveritare në Vlorë është rikthyer dhe konflikti mes pronarëve të tokës dhe Gardës.

Këtë të hënë efektivë të kësaj të fundit, të ndihmuara dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë tentuar të bllokojnë punimet. “Nuk e di me cfarë autorizimi na kërkojnë dokumentacionin e një pune që ne kemi rifituar pas një maratone të gjatë gati 4 vjecare me Gardën e Republikës dhe institucionet qeveritare. Ky objekt pë të cilin insistohet që nuk duhet të vazhdojë punimet ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e lejon. Ky është një presion i vazhdueshëm. Garda e Republikës pretendon se Gjykata e Lartë nuk ka kompetenca mbi ta”, shprehet njëri prej pronarëve.

Ndërsa një tjetër shton, “Ne jemi të vendosur që pronën tonë ta mbajmë me cdo kosto, jemi pronarët më të vjetër të kësaj zone´”.

Ndërtimi i pallatiti nisi në vitin 2008 dhe prej gati 4 vitesh, ato janë ndërprerë për shkak të procesit gjyqësor, i cili sipas pronarëve u dha të drejtë atyre.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›