Italiani vret 27-vjecarin shqiptar, tentoi të grabiste vilën
RECANATI-Një shqiptar i moshës 27 vjec është vrarë natën e kaluar në Itali teksa po tentonte të grabiste një banesë në provincën e Maceratas.
Agjencia e lajmeve italiane, ANSA bën të ditur se Marsel Myfatari, 27 vjec u vra me një plumb pistolete nga pronari i një vile. Policia thekson se shqiptari tentoi të hynte në vilë për të grabitur së bashku me disa bashkëpunëtorë.
Policia italiane bën me dije se pronari i vilës qëlloi në drejtimin nga vinin zhurmat dhe më pas vërejti se kishte qëlluar një person në kokë. Ka qënë po pronari që lajmëroi policinë për ngjarjen, ndërsa mësohet se 27-vjecari vdiq pak orë më pas në spital.
Policia po heton cështjen ndërsa shton se është vënë në ndjekje të 2 shqiptarëve të tjerë që dyshohet se kanë qënë me 27 vjecarin që u vra. Banda e hajdutëve operonte prej kohësh në zonë duke grabitur vila.
(d.b/BalkanWeb)