E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano, një italian grabit banesën e 2 shqiptarëve

MILANO – Në Itali, lajmet me grabitje kanë autorë shqiptarët, por një ngjarje e ndodhur në Milano ka habitur policinë dhe mediat. Një italian është arrestuar në flagrancë teksa grabiste shtëpinë e një shqiptari, njofton Corriere Della Sera. 

Një mashkull, 44 vjec, me origjinë nga Ravena dhe banues në Bolonja, u arrestua dje në mëngjes nga policia pasi tentoi të grabisë një apartament në Ferreti, ku jetonin 2 kushërinj shqiptarë. Kanë qenë pikërisht 2 kushërinjtë që pasi dëgjuan zhurma në shtëpi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë parë që hajduti kishte ardhur deri tek dhoma e tyre e gjumit.

Cdo e papritur e keqe u shmang pasi grabitësi ishte aq i dehur sa nuk po kuptonte që teksa po grabiste një lap top dhe 260 euro nga portofolet e 2 të rinjve, ata kishin lajmëruar policinë që e arrestoi në flagrancë, italianin.

Policia tha se hajduti ishte tepër i dehur dhe u ka pohuar, më pas se siguronte jetesën me anë të grabitjes. Policia italiane konfirmon se personi i arrestuar ka një numër të madh precedentësh penalë si, trafik droge, vjedhje, evazion fiskal, drejtim automjeti në gjendje të dehur. Tashmë ndodhet ne burgun e Ravenna në pritje të marrjes së masës së arrestit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Italiani vret 27-vjecarin shqiptar, tentoi të grabiste vilën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›