E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terral, i shokuar me dhunën në Serbi

Autori i Lajmit: red.
Ambasadori i Francës në Beograd, Francois Terral, i ka thënë shtypit serb se është i shokuar nga fakti se Serbia ende nuk e ka gjetur mënyrën për luftimin e grupeve ekstremiste. Deri diku jam i shokuar me lëshimet që i bëhen kësaj dukurie, sidomos nga deklaratat, të cilat e hedhin poshtë mundësinë e shpërbërjes së këtyre grupeve. Duke folur për sulmin ndaj tre tifozëve francezë në qendër të Beogradit, nga të cilët njëri ende është në rrezik jete, ai ka thënë se të gjithë fajtorët duhet të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar. Ambasadori Terral ka thënë se sulmi ndaj francezëve ka qenë i paramenduar.
Mass i kërkon Serbisë bashkëpunim
Askush nuk kërkon nga Serbia të njohë Kosovën, por nevojitet një bashkëpunim rajonal, ka vlerësuar ambasadori gjerman në Beograd, Volfram Maas, i pyetur nëse në rrugën e asociimit të Serbisë drejt BE-së kusht do të jetë edhe njohja e Kosovës. "Nga Serbia si dhe nga çdo vend i cili synon t i bashkohet BE-së, pritet që të bashkëpunojë në rajon në mënyrë konstruktive, me të gjithë fqinjët, por kjo nuk do të thotë se do të kërkohet edhe njohja e Kosovës", - ka thënë Maas për gazetën "Dnevnik".
Sheva: “Besojmë në rezultat pozitiv ndaj Barçës”

Sulmuesi i Dynamo Kyev, Andriy Shevchenko, thotë se skuadra e tij duhet të tregohet e vendosur për ta mposhtur Barcelonën në Camp Nou në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Këtë merkato, ukrainasi është rikthyer te skuadra e tij e vjetër, me të cilën do të udhëtojë në Camp Nou pas 12 sezonesh, kur kishte shënuar tripletë përballë katalanasve në Ligën e Kampionëve. “Barcelona ishte ekipi më i mirë i sezonit të kaluar, e udhëhequr nga trajneri më i mirë dhe lojtarët më të mirë në botë”. Duke folur nga përvoja ime, e di se duhet të japim gjithçka kundër një skuadre të këtillë. Duhet të besojmë në vetvete dhe në një rezultat pozitiv”, ka thënë Sheva për faqen zyrtare të klubit ukrainas.
Lippi: “Fiorentina vështirë të marrë pikë me Liverpool”
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, thotë se ekipi violë i Fiorentinës do ta ketë shumë të vështirë të marrë pikë, në ndeshjen e sotme mbrëma në “Artemio Franchi” kundër britanikëve të Liverpoolit. “Viola ka ndeshje të vështirë në Ligën e Kampioneve ditën e sotme. Është një ndeshje vendimtare për ta, pasi humbën ndeshjen e parë nga Lyoni”, - tha Lippi për shtypin italian. “Sido që të jetë Fiorentina është një skuadër, e cila ka qenë në nivel të lartë për disa vite. Nuk do të jetë lehtë, por unë jam optimist. Prandelli duhet të mendojë për diçka të re, pasi që mungon sulmuesi i kombëtares, Gilardino (i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë)”, u tha Lippi gazetarëve 24 orë përpara takimit të vlefshëm për Ligën e Kampioneve.
Arsenali pret Olimpiakosin me 2 mungesa
Arsenali do të presë në “Emirates” kampionen e Greqisë, Olmpiakosin, një tjetër skuadër që fitoi ashtu si “topçinjtë” londinezë në ditën e parë të Ligës së Kampioneve, por trajneri Arsen Venger do të ketë mungesën e dy lojtarëve titullarë. Sulmuesi Niklas Bendtner pësoi të dielën një aksident me makinë, teksa përplasi fort “Aston Martin”-in e tij në një pemë, por për fat të mirë pa rrezik për jetën. 21-vjeçari Bendtner shënoi edhe golin e parë të Arsenalit në fitoren 3-2 kundër Standardit të Liezhit dy javë më parë. Danezi Bendtner ishte dhe autori i golit të Danimarkës në barazimin 1-1 me Shqipërinë në “Qemal Stafa”. Mungesa tjetër është ajo e mesfushorit Denilson. Braziliani do të qëndrojë rreth një muaj larg fushës.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›