Medvedev vizitoi ishujt Kurile

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka shkuar për vizitë në ishujt e kontrolluar nga Rusia, por të cilët Japonia i konsideron territore të veta.
Para arritjes së tij, Medvedevi tha se Kurilet Jugore “janë një pjesë e rëndësishme e tokës së Rusisë”.
Në nëntor të vitit 2010, kur ishte president, Medvedevi u bë burrështetasi i parë rus, që i vizitoi ishujt, por ky udhëtim e kishte tmerruar qeverinë japoneze, e cila këta ishuj i quan Territoret Veriore.
Të dy vendet ende nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen për Paqe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se Japonia pretendon se këta ishuj janë të saj.