Ushtria e Kirgizisë e përfshirë në dhunë kundër uzbekëve

New York, 16 gusht - Organizata Human Rights Watch (HRW) thotë se disa forca të armatosura qeveritare të Kirgizisë i kanë ndihmuar sulmet kundër lagjeve uzbeke në dhunën e muajit qershor, në pjesën jugore të Kirgizisë.
Në raportin më të ri, HRW, me seli në New York, po ashtu e kritikon qeverinë për “mungesë të vullnetit” për ndërmarrjen e hetimeve gjithëpërfshirëse për përleshjet.
Raporti konsideron se hetimet e qeverisë për dhunën, nga e cila u vranë qindra vetë, u plagosën mijëra dhe qindra mijëra uzbekë etnikë u zhvendosën, ishte i përshkruar me abuzime.
Ole Solvang, një nga autorët e raportit, i tha Radios Evropa e Lirë se hetimet zbuluan që disa nga forcat e sigurisë “ishin bërë pjesë e problemit e jo e zgjidhjes”.