E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani pro dërgimit të uraniumit jashtë vendit

Irani nuk është kundër dërgimit jashtë vendit të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët, por kërkon garanci të plotë për të marrë sërish karburantin bërthamor për reaktorin bërthamor të kërkimeve mjekësore.
Këtë deklaratë e lëshoi Ministria e jashtme iraniane nëpërmjet zëdhënësit të saj. Komentet e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, duket se janë zbutje e pozicionit të Iranit ndaj propozimit të Kombeve të Bashkuara, që synon t'i heqë frikën vendeve perëndimore se Irani po përpiqet fshehurazi të zhvillojë armë bërthamore.
Presidenti amerikan, Barak Obama e ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja nëse e refuzon marrëveshjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›