Messi, borxhli i Barcelonës

Lionel Messi ka thënë se është fatlum që luan në Barcelonë dhe ndjen se ka borxh të madh ndaj klubit.
Gjatë një interviste për El Pais, reprezentuesi argjentinas komentoi kohën e tij në Nou Camp ku erdhi si 13 vjeç dhe me punën e mrekullueshme në akademinë e famshme La Masia u shndërruar në yllin që është sot.
“Fati im është që jam në Barcelona ku janë shumë futbollistë të shkëlqyeshëm. Ky ekip më ka dhënë gjithçka, çmime, tituj, gola, gjithçka. Do të hyjë në histori për gjithë ato që ka fituar dhe më ka bërë futbollist edhe më të mirë, pa dyshim”, deklaroi Messi.