Clinton priti Karzain
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se SHBA-ja nuk do ta braktis Afganistanin, duke shtuar se Washingtoni do të mbetet për vite të tëra i angazhuar në këtë vend.
Në fillim të bisedimeve që u zhvilluan sot në Washington, Clinton i tha presidentit të Afganistanit, Hamid Karzait, i cili filloi vizitën e tij zyrtare në SHBA, se SHBA-ja do të vazhdojnë të mbeten të angazhuar për sigurinë dhe zhvillimin e Afganistanit, edhe pasi kryengritësit të kenë dorëzuar armën e fundit.
SHBA ka shprehur kritika për korrupsion në radhët e qeverisë afgane dhe rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Afganët ndërkohë janë ankuar për shkak të viktimave civile, në operacioneve ushtarake të forcave ndërkombëtare të angazhuara në Afganistan, nën kryesimin e SHBA-së.
Duke komentuar këto fërkime, Clinton tha se dy vende sovrane nuk është e thënë të bien dakord për të gjitha çështjet.
Clinton tha se mundësia për të mos qenë dakord në çështje të caktuara, pasqyron nivelin e besimit që është i nevojshëm për një dialog të vërtetë. Zoti Karzai tha se mosmarrëveshje të tilla janë shenjë e marrëdhënieve konstruktive mes dy vendeve.
Gjatë ditës së sotme, Karzai është takuar edhe me presidentin amerikan, Barack Obamën.