Medvedev për vizitë në Turqi
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, filloi vizitën e tij zyrtare në Turqi, me ç’rast nikoqiri i tij, presidenti i Turqisë, Abdullah Gul shtroi të martën në mbrëmje një darkë për nder të Medvedevit.
Sot, pas vizitës që ja bëri Mauzoleut të Kemal Ataturkut, Medvedev u takua edhe me kryetarin e parlamentit të Turqisë, Ali Shahinin, si dhe me kryeministrin e Turqisë, Rejjep Tajib Erdoganin.
Gjatë vizitës u mblodh për herë të parë “Këshilli i Bashkëpunimi të Nivelit të Lartë”, me temë kryesore energjinë, në të cilin takim morën pjesë edhe ministra nga të dy vendet.
Me këtë rast u diskutua për projektet e mëdha energjetike, para se gjithash për tubacionin e naftës Samsun-Adana.
Gjithashtu planifikohen bisedime për një central bërthamor si dhe nënshkrimi i marrëveshjes lidhur me formulën e re të çmimit të gazit.
Siç njoftohet, kjo marrëveshje do t'i sjellë lehtësime Turqisë.
Një nga pikat që u diskutua ishte edhe heqja e vizave hyrëse për shtetasit e të dy vendeve.
Rusia është partneri i dytë tregtar i Turqisë dhe lidhjet mes dy vendeve po vazhdojnë të përmirësohen.