Në Shishtavec, me njerëzit e patateve
Rreth tremijë banorë të Ko
munës së Shishtavecit në
lindje të Kukësit e vuajnë
stinën e dimrit në izolim, jo nga
dimri si stinë, por për mungesa e
rrugës. Distanca prej 35 kilometrash
nga Kukësi deri në qendër
të komunës përshkohet vetëm
me fuoristrada apo ndonjë kamion
i tipit "IFA" dhe zgjat plot 1 orë
e 30 minuta, pasi rruga është
tepër e keqe, në të njëjtën gjendje
siç ka qenë gjysmëshekulli më
parë, kur edhe është hapur. Në
këtë rrugë kalojnë një komunitet
prej rreth 10 mijë banorësh, të
ndarë në tri komuna: Zapod, Topojan
dhe Shishtavec. Një kalimtar
shprehet se "kjo rrugë me
gjendjen siç është po na izolon
nga pjesa tjetër e vendit" dhe shtoi
se nuk bëhej fjalë për lëvizjen
e lirë të kuptimit evropian, por
thjesht për të transportuar më lehtë
prodhimin e patates drejt
tregut, ndonëse një rrugë normale
do ta zhvillonte edhe turizmin në
zonë.
Punëtorët e patateve
Kultura kryesore bujqësore në
fshatrat e Komunës së Shishtavecit
është patatja. Tregu i këtij
produkti siguron të ardhura për
të mbijetuar aty ku dimri zgjat
rreth gjashtë muaj dhe ku përveç
edhe thekrës asnjë bimë tjetër
bujqësore nuk zhvillohet. Zona
është gati subalpine në një lartësi
prej rreth 1500 metra mbi nivelin
e detit. Në fshatin Novosej, një
familje po merrej me nxjerrjen e
patateve nga shtratifikimi, ku i
kanë futur që në vjeshtë dhe ku i
ruajnë të paktën deri në një vit.
Një tregtar i shumicës nga një
rreth jugor i vendit sillet me kamion
në fshat, dhe kjo familje është
me fat se ka për të shitur 10 apo 20
kuintalë patate. Kryefamiljari
Xhafer Noka tregon se është porositur
nga blerësi që të nxjerrë
nga "shtrati" dimëror një sasi
patatesh dhe është shitja e parë
që bën për këtë vit, por e pamjaftueshme.
Ai tregon se për patatet
ka qenë e angazhuar e gjithë
familja me shtatë anëtarë gjatë
një periudhe disamujore, por siç
tregon Noka "nuk e vlen barra
qiranë". Ai thotë se futja në tregun
e brendshëm e patateve të
importit ka sfumuar prodhimin
vendas, edhe pse ky i fundit është
më cilësor. "Nuk ka një politikë
mbrojtëse për ne, ja siç po e shikoni,
ka dhjetëra e dhjetëra shtretërkavaleta
ku fshatarët ruajnë me
qindra e qindra kuintalë patate.
Në vitet e tjera nuk gjeje patate
në fillim të pranverës, kurse tani
pranvera po afron dhe rreziku që
ato të kalben shtohet...". Noka
tregon se çmimi i patateve në vendin
e prodhimit aktualisht ishte
25 lek, ndërsa në kohë më të këqija
ka zbritur në 5 lek, aq sa kushton
një çamçakëz.
Në rrugën e fshatit një prodhues
tjetër nga Shreza është
edhe ai me fat pasi ka marrë porosi
nga një tregtar nga Vlora. Familjarët
po ngarkojnë kamionin duke
i zbritur patatet me kuaj. Bujku
Baki Mehani, 50 vjeç, thotë se
patatja është e lidhur me rrugën,
pa rrugë nuk ka prodhim, sepse
transporti nga fshati deri në
Kukës kushton sa gjysma e vlerës
së vetë patates. "Deri tani e kemi
zbritur në Kukës me kuaj dhe ia
kam dalë disi, por kjo nuk mund
të vazhdojë shumë gjatë, sepse
nuk ka interes. Sivjet kam mbjellë
5 dynymë me patate, por po të
kishim rrugë do të mbillnim dyfishin...".
Emigrantët
Emigrimi i krahut të punës
prej këtyre zonave duket se i ka
mbajtur gjallë familjet dhe për
më tepër, grupe emigrantësh,
kryesisht të Shishtavecit, edhe
kanë investuar për fshatin. Ata të
bërë së bashku kanë ndërtuar një
fushë të vogël sportive (kalçeto),
rrugën që të çon te fusha, si dhe
disa objekte të tjera si çezma në
fshat etj. Por 75-vjeçari Nuredin
Doçi nuk e sheh pozitiv emigrimin,
edhe pse të tre djemtë e
tij e kishin praktikuar. "Pse, kush
do ta bëjë këtë vend, të huajt?, jo
or ti, ne duhet të punojmë këtu,
djemtë duhet të merren me
bujqësinë dhe me turizmin në
zonën tonë dhe jo të plaken nëpër
botë", thotë plaku dhe, si të tregonte
një sekret, afrohet e flet:
"Para disa vitesh na dërgonin
ndonjë lek dhe vinin e na shihnin,
por tani gjithnjë e pak". Desha t‘i
kujtoj atij plaku investimin për
"kalçeton", por ai thotë: "e di, por
ajo po ndryshket, sepse të rinjtë
kanë ikur dhe kanë mbetur vetëm
pleqtë". Në atë rrugën e përmendur
shihen të kalojnë këtej pari
fuoristrada brenda të cilave vështrojnë
me kureshtje fëmijët e lindur
në Perëndim, ata vijnë,
çmallen me të afërmit dhe ikin
prapë. Në këtë kuptim emigracioni
përbën edhe një plagë sociale
të këtyre zonave. Njerëzit mendojnë
se baza duhet të shtojë presionin
ndaj qeverisë për të hapur
më në fund rrugën Kukës-Shishtavec.
Në atë zonë prodhohen
mijëra tonë patate në vit që furnizon
45 për qind të Shqipërisë, dhe
për më tepër, është zonë turistike,
e për më tepër akoma, ka një traditë
të shquar për sportin e skive...
Kampionët kombëtarë të skive,sport me paratë e patateve
Me gjithë rrugën e keqe, në një sport me paratë e patateve
ditë të caktuar sheh të udhëtojnë
drejt Shishtavecit dhjetëra
automjete, kryesisht nga qyteti i
Kukësit. Janë përfaqësues të
pushtetit rajonal dhe institucione
të ndryshme, sepse në aty ka një
sebep jo të vogël, është kampionati
lokal i skive. Ndoshta nuk do
të kishte tërhequr vëmendjen e
kaq shumë njerëzve, me një rrugë
tepër të mundimshme, por edhe
këtu ka një sebep të fortë, madje
interesant, konkurruesit për kampionatin
lokal aty janë kampionë
kombëtarë, në skuadra dhe si individë.
Kampionati kombëtar është
zhvilluar rreth një muaj më
herët në Korçë, por ky lokali në
Shishtavec është i veçantë dhe
nxjerr talente. Duket si paradoksale
që një kampionat lokal të
bëhet pas atij kombëtar, por ashtu
ka ndodhur. Kampionati përfshin
një numër ekipesh të fshatrave
të zonës si "Borja", "Novosej",
"Morava", "Shishtaveci" e
plot të tjerë. Ky aktivitet ishte i organizuar
nga Këshilli i Qarkut të
Kukësit, por në tërësi, siç tregojnë
sportistët kampionë, ndaj tyre
nuk ka vëmendje. Edmond
Draga,
kampion kombëtar i shpallur
në Korçë sivjet, të tjerë të shpallur
në vende të dyta e të treta,
ekipi Borjes i shpallur si më i miri
e kështu me radhë, e përjetojnë
të dyzuar fitoren e arritur në kampionatin
e skive. Edmondi
thotë se është i kënaqur për faktin
se është kampion vendi, por
është i pakënaqur për shpenzimet
që familja ka bërë për të.
"Kam shitur patate për të siguruar
biletën dhe shpenzimet e
djalit, askush nuk ka dhënë asnjë
lek për këtë punë", thotë Alfonsi,
babai i Edmondit.
Edhe Xhemil Dalaçi, drejtues
i ekipit "Morava", ku bënte pjesë
djaloshi kampion, thotë se me
patate kanë shkuar që të gjithë
në kampionatin kombëtar në Korçë.
"Nuk na ka paguar kush biletën
e furgonit të paktën", tha trajneri
i skive. Të njëjtën gjë dëgjon
edhe për ekipin "Borja" dhe ekipet
e tjera. Por familjet në Shishtavec
dhe fshatra të tjerë të zonës gjithmonë
kanë investuar për sportin
e skive. Në Shishtavec takuam
rreth 10 burra, disa tashmë të
moshuar, të cilët tregonin certifikatat
si kampionë kombëtarë në
sportin e skive, të fituara madje në
mënyrë të përsëritur disa herë dhe
të cilët as merrnin ndonjë trajtim
për këto arritje, as ishin të punësuar.
Ata mbijetonin vetëm falë
punës me pataten.
munës së Shishtavecit në
lindje të Kukësit e vuajnë
stinën e dimrit në izolim, jo nga
dimri si stinë, por për mungesa e
rrugës. Distanca prej 35 kilometrash
nga Kukësi deri në qendër
të komunës përshkohet vetëm
me fuoristrada apo ndonjë kamion
i tipit "IFA" dhe zgjat plot 1 orë
e 30 minuta, pasi rruga është
tepër e keqe, në të njëjtën gjendje
siç ka qenë gjysmëshekulli më
parë, kur edhe është hapur. Në
këtë rrugë kalojnë një komunitet
prej rreth 10 mijë banorësh, të
ndarë në tri komuna: Zapod, Topojan
dhe Shishtavec. Një kalimtar
shprehet se "kjo rrugë me
gjendjen siç është po na izolon
nga pjesa tjetër e vendit" dhe shtoi
se nuk bëhej fjalë për lëvizjen
e lirë të kuptimit evropian, por
thjesht për të transportuar më lehtë
prodhimin e patates drejt
tregut, ndonëse një rrugë normale
do ta zhvillonte edhe turizmin në
zonë.
Punëtorët e patateve
Kultura kryesore bujqësore në
fshatrat e Komunës së Shishtavecit
është patatja. Tregu i këtij
produkti siguron të ardhura për
të mbijetuar aty ku dimri zgjat
rreth gjashtë muaj dhe ku përveç
edhe thekrës asnjë bimë tjetër
bujqësore nuk zhvillohet. Zona
është gati subalpine në një lartësi
prej rreth 1500 metra mbi nivelin
e detit. Në fshatin Novosej, një
familje po merrej me nxjerrjen e
patateve nga shtratifikimi, ku i
kanë futur që në vjeshtë dhe ku i
ruajnë të paktën deri në një vit.
Një tregtar i shumicës nga një
rreth jugor i vendit sillet me kamion
në fshat, dhe kjo familje është
me fat se ka për të shitur 10 apo 20
kuintalë patate. Kryefamiljari
Xhafer Noka tregon se është porositur
nga blerësi që të nxjerrë
nga "shtrati" dimëror një sasi
patatesh dhe është shitja e parë
që bën për këtë vit, por e pamjaftueshme.
Ai tregon se për patatet
ka qenë e angazhuar e gjithë
familja me shtatë anëtarë gjatë
një periudhe disamujore, por siç
tregon Noka "nuk e vlen barra
qiranë". Ai thotë se futja në tregun
e brendshëm e patateve të
importit ka sfumuar prodhimin
vendas, edhe pse ky i fundit është
më cilësor. "Nuk ka një politikë
mbrojtëse për ne, ja siç po e shikoni,
ka dhjetëra e dhjetëra shtretërkavaleta
ku fshatarët ruajnë me
qindra e qindra kuintalë patate.
Në vitet e tjera nuk gjeje patate
në fillim të pranverës, kurse tani
pranvera po afron dhe rreziku që
ato të kalben shtohet...". Noka
tregon se çmimi i patateve në vendin
e prodhimit aktualisht ishte
25 lek, ndërsa në kohë më të këqija
ka zbritur në 5 lek, aq sa kushton
një çamçakëz.
Në rrugën e fshatit një prodhues
tjetër nga Shreza është
edhe ai me fat pasi ka marrë porosi
nga një tregtar nga Vlora. Familjarët
po ngarkojnë kamionin duke
i zbritur patatet me kuaj. Bujku
Baki Mehani, 50 vjeç, thotë se
patatja është e lidhur me rrugën,
pa rrugë nuk ka prodhim, sepse
transporti nga fshati deri në
Kukës kushton sa gjysma e vlerës
së vetë patates. "Deri tani e kemi
zbritur në Kukës me kuaj dhe ia
kam dalë disi, por kjo nuk mund
të vazhdojë shumë gjatë, sepse
nuk ka interes. Sivjet kam mbjellë
5 dynymë me patate, por po të
kishim rrugë do të mbillnim dyfishin...".
Emigrantët
Emigrimi i krahut të punës
prej këtyre zonave duket se i ka
mbajtur gjallë familjet dhe për
më tepër, grupe emigrantësh,
kryesisht të Shishtavecit, edhe
kanë investuar për fshatin. Ata të
bërë së bashku kanë ndërtuar një
fushë të vogël sportive (kalçeto),
rrugën që të çon te fusha, si dhe
disa objekte të tjera si çezma në
fshat etj. Por 75-vjeçari Nuredin
Doçi nuk e sheh pozitiv emigrimin,
edhe pse të tre djemtë e
tij e kishin praktikuar. "Pse, kush
do ta bëjë këtë vend, të huajt?, jo
or ti, ne duhet të punojmë këtu,
djemtë duhet të merren me
bujqësinë dhe me turizmin në
zonën tonë dhe jo të plaken nëpër
botë", thotë plaku dhe, si të tregonte
një sekret, afrohet e flet:
"Para disa vitesh na dërgonin
ndonjë lek dhe vinin e na shihnin,
por tani gjithnjë e pak". Desha t‘i
kujtoj atij plaku investimin për
"kalçeton", por ai thotë: "e di, por
ajo po ndryshket, sepse të rinjtë
kanë ikur dhe kanë mbetur vetëm
pleqtë". Në atë rrugën e përmendur
shihen të kalojnë këtej pari
fuoristrada brenda të cilave vështrojnë
me kureshtje fëmijët e lindur
në Perëndim, ata vijnë,
çmallen me të afërmit dhe ikin
prapë. Në këtë kuptim emigracioni
përbën edhe një plagë sociale
të këtyre zonave. Njerëzit mendojnë
se baza duhet të shtojë presionin
ndaj qeverisë për të hapur
më në fund rrugën Kukës-Shishtavec.
Në atë zonë prodhohen
mijëra tonë patate në vit që furnizon
45 për qind të Shqipërisë, dhe
për më tepër, është zonë turistike,
e për më tepër akoma, ka një traditë
të shquar për sportin e skive...
Kampionët kombëtarë të skive,sport me paratë e patateve
Me gjithë rrugën e keqe, në një sport me paratë e patateve
ditë të caktuar sheh të udhëtojnë
drejt Shishtavecit dhjetëra
automjete, kryesisht nga qyteti i
Kukësit. Janë përfaqësues të
pushtetit rajonal dhe institucione
të ndryshme, sepse në aty ka një
sebep jo të vogël, është kampionati
lokal i skive. Ndoshta nuk do
të kishte tërhequr vëmendjen e
kaq shumë njerëzve, me një rrugë
tepër të mundimshme, por edhe
këtu ka një sebep të fortë, madje
interesant, konkurruesit për kampionatin
lokal aty janë kampionë
kombëtarë, në skuadra dhe si individë.
Kampionati kombëtar është
zhvilluar rreth një muaj më
herët në Korçë, por ky lokali në
Shishtavec është i veçantë dhe
nxjerr talente. Duket si paradoksale
që një kampionat lokal të
bëhet pas atij kombëtar, por ashtu
ka ndodhur. Kampionati përfshin
një numër ekipesh të fshatrave
të zonës si "Borja", "Novosej",
"Morava", "Shishtaveci" e
plot të tjerë. Ky aktivitet ishte i organizuar
nga Këshilli i Qarkut të
Kukësit, por në tërësi, siç tregojnë
sportistët kampionë, ndaj tyre
nuk ka vëmendje. Edmond
Draga,
kampion kombëtar i shpallur
në Korçë sivjet, të tjerë të shpallur
në vende të dyta e të treta,
ekipi Borjes i shpallur si më i miri
e kështu me radhë, e përjetojnë
të dyzuar fitoren e arritur në kampionatin
e skive. Edmondi
thotë se është i kënaqur për faktin
se është kampion vendi, por
është i pakënaqur për shpenzimet
që familja ka bërë për të.
"Kam shitur patate për të siguruar
biletën dhe shpenzimet e
djalit, askush nuk ka dhënë asnjë
lek për këtë punë", thotë Alfonsi,
babai i Edmondit.
Edhe Xhemil Dalaçi, drejtues
i ekipit "Morava", ku bënte pjesë
djaloshi kampion, thotë se me
patate kanë shkuar që të gjithë
në kampionatin kombëtar në Korçë.
"Nuk na ka paguar kush biletën
e furgonit të paktën", tha trajneri
i skive. Të njëjtën gjë dëgjon
edhe për ekipin "Borja" dhe ekipet
e tjera. Por familjet në Shishtavec
dhe fshatra të tjerë të zonës gjithmonë
kanë investuar për sportin
e skive. Në Shishtavec takuam
rreth 10 burra, disa tashmë të
moshuar, të cilët tregonin certifikatat
si kampionë kombëtarë në
sportin e skive, të fituara madje në
mënyrë të përsëritur disa herë dhe
të cilët as merrnin ndonjë trajtim
për këto arritje, as ishin të punësuar.
Ata mbijetonin vetëm falë
punës me pataten.