E Diel, 1 Nëntor 2026

Irinej: Serbët të mbrojnë tokën e tyre, mos hiqni barrikadat

PEJË- Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej u bëri thirrje serbëve të veriut të Kosovës të mos i heqin barrikadat rrugore të vendosura në veri të Mitrovicës.

“Le të bëhet stuhi derisa të fuqishmit kuptojnë se serbët po mbrojnë tokën e tyre dhe se barrikadat janë mbi tokën e tyre për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre, në të cilat kanë jetuar për shekuj”, tha Irinej.

Këto deklarata Irinjec i bëri në Patriakanën e Pejës, raportioon Radio Evropa e Lirë.

Ditë më parë, pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it nisën operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje-njërën nga dy pikat kufitare me Serbinë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›