E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillet në banesën e funsit efektivi Ramazan Xhediku

TIRANE- Miq të afërm dhe shokë kanë përcjellë sot përmes një ceremonie homazh në banesen e tij policin e aksidentuar pak ditë më parë Ramazan Xhediku.

46-vjecari u plagos nga një makinë në 6 tetor ndërsa ishte duke udhetuar me motor në rrugën ‘Jordan Misja’, pasi kishte lënë shërbimin dhe ishte nisur drejt shtëpisë.

Që nga ajo ditë Xhediku ndodhej në Spitalin Ushtarak mes jetës dhe vdekjes si rrjedhojë e plagëve të marra, ndërsa dje mbylli sytë.

Policia vijon ende hetimet për rrethanat dhe autorin e aksidentit, ndërsa është ai është ende në kërkim.

Autoritete të policisë dhe kolegë të tij shprehen ngushëllime familjes, ndërsa nderuan dhe vlerësuan figurën e Xhedikut angazhimin dhe seriozitetin e tij në punë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›