Skandali, këshilltari i Cameron hedh në plehra dokumente sekrete
BRITANI- Një skup i pabesueshëm i Daily Mirror mund të vërë në vështirësi edhe serioze qeverinë britanike të David Cameron. Pas skandalit që përfshiu ministrin e Mbrojtjes Liam Fox, tani Oliver Letëin, krahu i djathtë dhe konsulenti i kryeministrit është kapur nga fotografët e të përditshmes britanike, ndërsa hedh dokumente sekrete në koshat e mbeturinave të St.James’ Park, që ndodhet prapa zyrave të qeverisë.
Letëin, minister i shtetit i deleguar me politikat e qeverisë është parë në 5 rrethana të ndryshme të dalë nga prapa numri 10 të Doëning Street duke hedhur nëpër koshat e parkut publik dokumente mbi terrorizmin dhe sigurinë kombëtare.
Përmbajtja e 100 faqeve të hedhura prej tij, që i përkasin periudhës nga 27 korrik 10 deri në 30 shtator 11, sipas Daily Mail kanë të bëjnë me Luftën kundër terrorizmit, punën e spiunëve të shërbimit sekret, problemin e burgosjes së jashtëligjshme të të dyshuarve për terrorizëm dhe përfshirjen angleze në këto praktika.
“Sipas dokumenteve që Letëin ka hedhur në kosh, komisioni britanik i mbikqyrjes ka dalë në përfundimin se shërbimet sekrete nuk kanë mundur të sqarojnë se sa e përfshirë ka qenë Britania e Madhe në burgosjen e anëtarëve të dyshuar të Al Kaedes, që përben natyrisht një informacion, të cilin qeveria nuk kishte asnjë interes ta publikonte”,- shkruan Daily Mail.
Sipas gazetës, shumë prej sekreteve dhe problemeve të politikës ndërkombëtare angleze, kanë përfunduar në plehrat e koshave të parkut publik, ndërsa Letëin nuk u lodh as ti shkatërronte. Në fakt ai i hodhi të gjitha dokumentet të paprekura dhe plotësisht të lexueshme, gjë që shkon ndesh me vetë politikën e qeverisë së Kameron shkatërrimin e të gjithë dokumentave për sigurinë madhore të të gjithëve.
Një zëdhënës i ministrit, i kontaktuar nga gazeta dje në mbrëmje, përpara se Daily Mirror të dilte me këtë lajm, tentoi të jepte një justifikim duke thënë se Letëin kryen një pjesë të korrespondencës së tij parlamentare në park përpara se të shkojë të punojë dhe shpesh hedh letra aty.
Por sipas tij asnjë prej këtyre dokumentave nuk është e një natyre delikate. Në mënyrë ironike vetëm pak ditë më parë, Letëin mbajti një fjalim në dhomën e përfaqësuesve në të cilën theksoi rëndësinë jetike të dokumentave të sigurisë dhe nevojën absolute për të mbrojtur sekretet e tyre.
(e.m/BalkanWeb)