E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e medias shqiptare

Departamenti i Shkencave te Komunikimit prane Universitetit "Hena e Plote - Beder" ne bashkepunim me Departamentin e Gazetarise prane Universitetit te Tiranes, Unionin e Gazetareve dhe Institutin e Shqiptar te Medias, ne diten boterore te lirise se shtypit organizuan "workshop"in me teme "Sfidat e medias shqiptare". Pergjegjesi i Departamentit te Komunikimit ne universitetin "Hena e Plote - Beder", z. Ramadan Cipuri, Pergjegjes i Departamentit te Gazetarise dhe Komunikimit ne Universitetin e Tiranes, Prof. Dr. Artan Fuga, Drejtori i Unionit te Gazetareve Shqiptare, Aleksander Cipa, analisti i njohur, njekohesisht dhe perfaqesuesi i Institutit Shqiptar te Medias, etj., diskutuan rreth problematikave dhe sfidave kryesore me te cilet perballet media shqiptare. Ceshtjet e etikes ne media, kushteve te veshtira te gazetareve si dhe perspektivat e zhvillimeve teknologjike ishin pikat kryesor ne te cilet u diskutua.

Ne kete aktivitet merrnin pjese si referues, Ramandan Cipuri pergjegjesi i Departamenti te Komunikimit duke iu referuar te dhenave te raportit me te fundit te publikuar nga "Freedom House" tha se pavaresisht problematikave me te cilet haset media ne Shqiperi, ka patur zhvillime pozitive. Sipas tij zhvillimi i vrullshem i mediave elektronike, rrjeteve sociale, megjithese shtypi i shkruar nuk eshte karakterizuar nga nje zhvillim i dukshem, ka bere qe media te kete nje rol gjithnje e me te rendesishem ne zhvillimin shoqeror. "Perballe zhvillimit dhe fuqise qe media shqiptare po fiton, ku nje arritje e rendesishme mund te konsiderohet aplikimi i teknologjise me te fundit ne nje pjese te medias, raportet e dy viteve te fundit per lirine e shtypit jane jo aq pozitive. Theksi bie mbi mungesen e lirise se veprimit dhe objektivitetit me te cilin gazetaret perballen ne ushtrimin e profesionit te tyre ditor. Raportimi i tyre ndikohet nga interesat ekonomike dhe politike te pronareve te tyre", u shpreh z. Cipuri.

Analisti Lutfi Dervishi ne referimin e tij u ndal ne ceshtjet e etikes ne median shqiptare, duke vene theksin ne mungesen e kodeve te etikes dhe aplikimit te tyre. Sipas tij nje nga elementet kryesore te problemeve te etikes ne median shqiptare eshte i lidhur drejtperdrejte me trajtimin financiar te gazetareve dhe konkurrencen e ashper. Perpjekjet e deritanishme per te pershtatur kodet e etikes nga mediat e medha nderkombetare ne kendveshtrimin e tij kane rezultuar jo te suksesshme. "Etika eshte gjeja e fundit qe diskutohet nga drejtuesit e medias. Megjithe perpjekjet per te kopjuar gazeta si "New York Times", kane rezultuar te jene nje deshtim. Ajo qe siguron etike te brendshme, eshte niveli i pages, konkurrenca e ashper dhe etika e redaksise. Realiteti nuk eshte ashtu sic e mendojne studentet e gazetarise. Eshte me i ashper", u shpreh z. Dervishi.

Nderkohe gjendja ne te cilen punonjesit e sektorit te medias dhe ne vecanti e gazetareve qe punojne ne median shqiptare ishte ceshtja kryesore e referimit te Drejtorit te Unionit te Gazetareve, z. Aleksander Cipa. Ai ndau me te pranishmit shqetesimin e mosorganizimit te gazetareve ne sindikata, te cilet do te mundesonin atyre mbrojtjen e te drejtave baze. Sipas tij, kjo mungese eshte dhe si rrjedhoje e nje beteje te humbur te te gjithe shoqerise shqiptare per te ndertuar nje ndergjegje kombetare te reagimit dhe te protestimit. "Ne nuk ia kemi arritur te ndertojme nje ndergjegje kombetare te reagimit dhe protestimit. Arsyet mund te jene te shumta. Ne nuk kemi besuar tek vetja dhe tek realiteti dhe nuk ia kemi arritur te sensibilizojme kete ndergjegje te reagimit. Jemi vendi qe nuk kemi asnje proteste kombetare dhe asnje greve kombetare", u shpreh ai.

Pergjegjesi i Departamentit te Gazetarise ne Universitetin e Tiranes, Prof. Dr. Artan Fuga trajtoi ceshtjen e sfidave te gazetarise ne kushtet e transformimit teknologjik. Fuga tha se ne situaten ne te cilen ndodhet media shqiptare nuk mund te flitet per te dale nga kriza me konceptet e krizes. Sipas tij revolucioni teknologjik ne media duhet te shoqerohet me nje revolucion te mendimit, cka do te thote te hiqet dore nga metodat e vjetra. Nderkohe qe sipas tij, problemet qe lindin midis medias dhe pushtetit zgjidhen me ane te rezistences dhe pershtatjes me transformimet teknologjike. "Ka ardhur momenti t'i tregojme medias qe ne po ndodhemi perpara nje formule progres ose barbari. Progres ose njohje e nje bote te re qe sjell transformimi teknologjik ose barbari qe do renditemi ne nje kaos informativ qe do ta humbim kete beteje, nje kaos nuk do t'i sherbeje askujt. Profesor Fuga u ndal gjithashtu edhe ne realitetin e ri qe ka sjelle media online, duke cuar drejt nje tendence per te ulur ne maksimum vleren e informacionit tregun e medias. Sipas tij "kjo situate con ne diskutimin e termit "treg mediatik" pasi nese kostoja e "mallit informacion" behet zero atehere dilema e gazetarit dhe medias behet me e dukshme. Te pershtatet me transformimet teknologjike apo te falimentoje perballe ketij realiteti".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›