E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Endrra ne papafingo" mberrin ne Teatrin Metropol

"Endrra ne papafingo" eshte nje multikomedi ku interpretojne tete personazhe... ne nje shtrat! Tete situata ne nje shtrat. Tete endrra ne nje shtrat. Tete aktore qe dashurojne brenda nje shtrati. Jane Natasha Sela, Albana Sancolli, Kastriot Rramollari, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Denis Kurushi, Klesta Shero, Olta Cali qe interpretojne ne komedine "Endrra ne papafingo", premiera e se ciles do te jete me 5 maj, falas per publikun. Komedia vjen me regji te Erion Isait me skenografi dhe kostumografi te Klajd Ymerit. Nen drejtimin artistik te Suela Konjarit. Asistentregjisor Amos Zaharia. Redaktore Doloreza Rrapollari dhe koordinatore Hesiona Dermishi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›