"Klithma", vepra me e shtrenjte ne bote
Piktura "Klithma" e artistit Norvegjez, Eduard Munch, eshte shitur ne ankand per 120 milione dollare, duke u bere keshtu vepra me e shtrenjte ne bote. Kjo kryeveper e realizuar ne vitin 1895 nga Munch, u ble nga nje person anonim gjate nje ankandi te Sotheby ne Nju Jork, ankand i cili zgjati vetem 12 minuta. Per kete veper ishin vene ne gare kater persona, ndersa cmimi fillestar ishte vendosur 40 milione dollare. Deri dje, vepra me e shtrenjte ne bote ishte nje pikture nudo e Pikasos, e cila kishte kapur shifren prej 106.5 milione dollare ne vitin 2010, por tashme kufijte e artit duke se po kalojne pertej shifrave monetare.