Irlanda e Veriut konfirmon me vonese miqesoren ndaj kuqezinjve
Irlanda e Veriut konfirmon miqesoren e radhes, ndaj kombetares se Shqiperise. Njoftimi per ndeshjen miqesore ka dite qe eshte zyrtarizuar nga ana e federates sone te futbollit, nderkohe qe eshte publikuar me vonese lajmi i Federates se ketij vendi. Keshtu, miqesorja e 3 marsit ndaj kombetare sone eshte cilesuar nje test i mire per irlandezo-verioret qe drejtohen nga Uorthington. Kundershtari ka bere nje historik te ekipit tone kombetar dhe ka permendur fitoret historike qe kane shenuar kuqezinjte, gjate viteve te fundit. Fitorja me Greqine, kampione e Evropes, me Rusine dhe rezultatet e fundit me Suedine e Portugaline, kane bere pershtypje per mediat irlandeze. Nderkaq, Irlanda e Veriut konsiderohet nje kundershtari ideal per te matur forcen e kuqezinjve.