E Diel, 1 Nëntor 2026

Te demtuarit e Realit, mungesat e vetme ndaj Gramozit

Trajneri i Realit te Madridit, Manuel Pelegrini ka perzgjedhur 18 lojtare duke perfshire Karim Benzema dhe e sheh si nje test te mire kete ndeshje, para ndeshjes se radhes se kampionatit spanjoll. Reali ndodhet pese pike pas Barcelones ne kampionat dhe do te luaje ne fundjave ndaj Malages. Trajneri i Realit te Madridit, Manuel Pelegrini nuk do te kete ne dispozicion te ekipit te tij, per ndeshjen e sotme miqesore vetem lojtaret e demtuar. Keshtu, nje dite para nisjes drejt Tiranes, ku do te luhet ndeshja miqesore mes Realit dhe Gramozit, trajneri madrilen ka shpallur emrat e 18 futbollisteve te disponueshem per kete ndeshje. Nuk do te jene te gatshem lojtaret e demtuar, mes te cileve sulmuesit, Higuain dhe Van Nilsteroi, si dhe Van der Vart dhe Pepe, por edhe Diarra qe eshte i perfshire ne radhet e Malit, ne Kupen e Afrikes. Reali i Madridit eshte mundur ne fundjave nga Atletiko Bilbao me rezultatin 1-0 dhe sot do te kete ne nje miqesore Gramozin e Ersekes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›