E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda pret dy të burgosur të Guantanamos

Ministri irlandez i Drejtësisë, Dermot Ahern njoftoi sot se vendi i tij do të strehojë dy të burgosur të burgut amerikan të Guantanamos në Kubë.
"Kur isha ministër i Punëve të Jashtme, kam qenë ministri i parë i Bashkimit Evropian që kam kërkuar mbylljen e burgut të Guantanamos", deklaroi ai. "Qeveria në mënyrë të përsëritur ka kërkuar mbylljen e këtij burgu", theksoi Ahern në një komunikatë të bërë pas vizitës në Uashington dhe Guantanamo të një grupi përfaqësuesish irlandezë.
"Me këtë vendim, mbështes qëllimin e SHBA-së për mbylljen e burgut të Guantanamos, për të transferuar të burgosurit, të cilët nuk janë konsideruar të rrezikshëm për sigurinë, por që nuk mund të kthehen në vendet e tyre, drejt vendeve të tjera që pranojnë t'i presin", shtoi Ahern

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›