E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda, pro referendumit të dytë

Republika e Irlandës do të
mbajë një tjetër referendum,
të dytin, në lidhje me draftin e reformës
së BE-së, nëse do t‘i jepen
disa garanci nga vetë Brukseli.
Këto garanci do të diskutohen
nga liderët e BE-së në takimin e
tyre në Bruksel. Traktati i Lisbonës
ka qenë i ngrirë që kur nuk
u votua nga irlandezët në qershor.
Mekanizmi për referendumin
e dytë përfshihet në një
projekt që i është paraqitur
Francës si kryesuese e BR-së për
këtë 6-mujor. Zëdhënësi i qeverisë
irlandeze deklaroi se po kërkoheshin
instrumentet e duhura
për një marrëveshje në lidhje me
mbajtjen e një referendumi të
dytë në Irlandë në lidhje me Traktatin
e Lisbonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›