Lindje-Perëndim, beteja për klimën dhe uljen e emetimeve të karbonit
Liderët evropianë, gjatë
takimit të tyre të djeshëm
në Bruksel, janë përpjekur
që të zbusin disi planet e masave
drastike në favor të klimës. Bashkimi
Evropian synon që të arrijë
marrëveshje në lidhje me reduktimin
e emisioneve të dioksidit të
karbonit në 20% deri në vitin
2020, duke paralajmëruar se nëse
një gjë e tillë nuk do të ndodhë,
pasojat klimatike, si shtimi i stuhive
dhe rritja e nivelit të ujërave
të deteve, do të rriten në mënyrë
të vazhdueshme. Javët e fundit
ata kanë arritur marrëveshje për
promovimin e energjisë së "gjelbër"
dhe pakësimin e emetimit të
gazrave nga makinat, por sigurisht
ndryshimet më drastike i
takojnë industrisë së rëndë, e cila
duhet të bëjë në vitet në vijim
edhe "sakrificat" më të mëdha.
Bisedimet kanë marrë rëndësi të
madhe, pasi vijojnë një muaj pas
ardhjes së Obamës në pushtet,
çka ka bërë rritjen e shpresave për
të gjithë në lidhje me përfshirjen
e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në procesin e marrëveshjes
së reduktimit të gazeve
të dëmshëm. Një pjesë e liderëve
theksuan se ata duhet të mbanin
të paprekur qëllimet ambicioze të
BE-së në lidhje me objektivat, por
këtë herë kancelarja gjermane,
Merkel, dukej se nuk ishte shumë
për këtë synim dhe ishte më në
mbrojtje të industrisë. Ajo tha se
industria e rëndë duhet të mbrohej
nga masa e lartë e emetimit
të gazeve dhe se i duheshin
dhënë shumë subvencione shtetërore
për të kompensuar humbjet.
Merkeli i bashkohet në këtë
qëndrim të fundit të saj edhe Berluskonit.
Të dy kanë luftuar ashpër
kohët e fundit për të mbështetur
industrinë e rëndë dhe mbi
të gjitha sektorët e fuqishëm të
automjeteve në të dyja vendet.
Megjithatë deri tani Berluskoni
deklaroi se nuk do ta përdorte
veton për të votuar ndonjë marrëveshje.
Me të mbaruar debati
në lidhje me pozicionimin e industrisë
së rëndë, do të nisë ai me
vendet e Evropës Qendrore e Lindore
në lidhje me shumën e
parave që u duhet atyre për të
pranuar një marrëveshje që pritet
t‘i "dënojë" jo pak sektorët e fuqishëm
të industrisë së tyre. Polonia
ka negociuar për një ulje të
sasisë së emetimit të gazeve të
dëmshëm dhe për një shtim të
subvencionimit të BE-së, por
duket se ka shanse të pakta për të
pasur sukses. Edhe vendet balltike
pritet ta kenë jo të lehtë, sidomos
me industrinë e nxjerrjes
së metaleve, që për to është një
industri shumë e rëndësishme,
ku bazohen një pjesë e madhe e
të ardhurave të vendit. Vendet e
Evropës Lindore kanë kërkuar një
mbështetje fillestare prej 7.5 miliardë
eurosh nga i ashtuquajturi
fond i solidaritetit.
takimit të tyre të djeshëm
në Bruksel, janë përpjekur
që të zbusin disi planet e masave
drastike në favor të klimës. Bashkimi
Evropian synon që të arrijë
marrëveshje në lidhje me reduktimin
e emisioneve të dioksidit të
karbonit në 20% deri në vitin
2020, duke paralajmëruar se nëse
një gjë e tillë nuk do të ndodhë,
pasojat klimatike, si shtimi i stuhive
dhe rritja e nivelit të ujërave
të deteve, do të rriten në mënyrë
të vazhdueshme. Javët e fundit
ata kanë arritur marrëveshje për
promovimin e energjisë së "gjelbër"
dhe pakësimin e emetimit të
gazrave nga makinat, por sigurisht
ndryshimet më drastike i
takojnë industrisë së rëndë, e cila
duhet të bëjë në vitet në vijim
edhe "sakrificat" më të mëdha.
Bisedimet kanë marrë rëndësi të
madhe, pasi vijojnë një muaj pas
ardhjes së Obamës në pushtet,
çka ka bërë rritjen e shpresave për
të gjithë në lidhje me përfshirjen
e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në procesin e marrëveshjes
së reduktimit të gazeve
të dëmshëm. Një pjesë e liderëve
theksuan se ata duhet të mbanin
të paprekur qëllimet ambicioze të
BE-së në lidhje me objektivat, por
këtë herë kancelarja gjermane,
Merkel, dukej se nuk ishte shumë
për këtë synim dhe ishte më në
mbrojtje të industrisë. Ajo tha se
industria e rëndë duhet të mbrohej
nga masa e lartë e emetimit
të gazeve dhe se i duheshin
dhënë shumë subvencione shtetërore
për të kompensuar humbjet.
Merkeli i bashkohet në këtë
qëndrim të fundit të saj edhe Berluskonit.
Të dy kanë luftuar ashpër
kohët e fundit për të mbështetur
industrinë e rëndë dhe mbi
të gjitha sektorët e fuqishëm të
automjeteve në të dyja vendet.
Megjithatë deri tani Berluskoni
deklaroi se nuk do ta përdorte
veton për të votuar ndonjë marrëveshje.
Me të mbaruar debati
në lidhje me pozicionimin e industrisë
së rëndë, do të nisë ai me
vendet e Evropës Qendrore e Lindore
në lidhje me shumën e
parave që u duhet atyre për të
pranuar një marrëveshje që pritet
t‘i "dënojë" jo pak sektorët e fuqishëm
të industrisë së tyre. Polonia
ka negociuar për një ulje të
sasisë së emetimit të gazeve të
dëmshëm dhe për një shtim të
subvencionimit të BE-së, por
duket se ka shanse të pakta për të
pasur sukses. Edhe vendet balltike
pritet ta kenë jo të lehtë, sidomos
me industrinë e nxjerrjes
së metaleve, që për to është një
industri shumë e rëndësishme,
ku bazohen një pjesë e madhe e
të ardhurave të vendit. Vendet e
Evropës Lindore kanë kërkuar një
mbështetje fillestare prej 7.5 miliardë
eurosh nga i ashtuquajturi
fond i solidaritetit.