E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolta greke "eksportohet" në Evropë

Nga Greqia protestat ma
sive që kanë përfshirë të
gjithë Greqinë ditët e
fundit janë përqendruar edhe
jashtë kufijve shtetërorë. Episode
të eksportimit të situatës së
dhunshme janë evidentuar edhe
në disa qytete evropiane. Kështu,
të rinj të armatosur me gurë e
sende të forta kanë shkatërruar
dyqane dhe lokale në disa rrugë të
Spanjës dhe Danimarkës, ndërsa
jashtë një konsullate të huaj në
Francë i është vënë zjarri disa
makinave. Para ambasadës greke
në Romë u mblodhën një grup të
rinjsh, një ditë më parë disa prej
të cilëve nuk u kufizuan vetëm te
protesta që nisi paqësore, por u
shndërruan në sulmues të dhunshëm
të kalimtarëve apo edhe
mureve të ambasadës. Sipas autoriteteve,
incidentet kanë qenë
deri më tani të izoluara dhe me
pasoja të kufizuara, por ato janë të
shqetësuara se mos protestat
greke, që nisën të shtunën e kaluar
dhe u përshkallëzuan të dielën
e gjithë ditët në vijim pas vrasjes
së 15-vjeçarit, mund të marrin
përmasa shumë më të mëdha e të
shndërrohen në nxitje për protesta
anti-globaliste. Sipas tyre, ato
mund të tërheqin edhe persona të
tjerë të pakënaqur me situatën e
vështirë ekonomike, çka do të përbënte
me të vërtetë një problem
të madh. "Kjo që po ndodh në Greqi
është një provë e ekzistencës së
të majtës ekstreme, ndryshe nga
sa është besuar deri më tani për
zhdukjen e saj", deklaroi zëdhënësi
i Ministrisë së Brendshme
franceze. "Për momentin ne nuk
mund të shkojmë më tej me
konkluzionet tona, por mund të
themi se ajo çka po ndodh në
Greqi ka rrezik të helmatisë situatën
edhe në Francë. Megjithatë,
gjithçka është nën kontroll",
vazhdoi ai. Ndërsa Evropa vazhdon
zhytjen në recesion, papunësia
po rritet ndjeshëm dhe
veçanërisht mes të rinjve. Edhe
para krizës, të rinjtë evropianë
ankoheshin për vështirësinë e të
gjeturit të punës dhe për pagat jo
të mira që merrnin, madje edhe
në rastet kur kishin një diplomë
kolegji shumë të mirë. Madje
shumë të rinj e ndjenin veten jashtë,
ndërsa kontinenti po përjetonte
ditët e tij më të begata. Nga
burimet e fundit del se disa nga
protestat janë organizuar në internet,
duke treguar në këtë rast
shpejtësinë e përhapjes së lajmit,
veçanërisht te të rinjtë që janë në
kontakt me internetin dhe botën
teknologjike.
Në qytetet evropiane, ku pati
acarime të protestuesve dhe akte
dhune, u arrestuan shumë të rinj,
të cilët më vonë u lanë të lirë. Në
Francë protestuesit ndezën në
flakë dy makina dhe disa kosha
mbeturinash që rrezikuan me
flakët e tyre të përpinin gjithë
zonën. Të rinjtë "luftojnë" edhe
me grafite e shkrime nëpër mure,
të cilat shprehin revoltën ndaj situatës
dhe pakënaqësitë e tyre. Për
një zyrtar të policisë në Francë, të
rinjtë që janë solidarizuar me
grekët kanë gjetur thjesht rastin e
pretekstin që të shprehin edhe pakënaqësitë
e tyre për situatën që
po kalojnë. Situatë e tensionuar
është kaluar edhe në Frankfurt
para konsullatës greke, ku 100 persona
kanë protestuar dhe qëlluar
muret me gurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›