Krimet e vjetra, zbardhet pas 11 vjetësh një vrasje në Mat
Zbardhet pas 11 vitesh
një vrasje e ndodhur në
vitin 1997, e cila mendohet
se është kryer për
hakmarrje. Bujar Buçi dhe Ylber
Karaj janë prangosur nga sektori
i vrasjeve, ndërkohë që një tjetër
është shpallur në kërkim për
vrasjen e një gruaje. Viktima ka
qenë kunata e Bujar Buçit, e cila
dyshohej se kishte vrarë të shoqin
dhe në shenjë hakmarrjeje është
ekzekutuar nga këta dy persona.
Policia ka hapur këtë dosje disa
muaj më parë dhe në bazë të rivlerësimit
të provave të asaj kohe
ka mundur të dokumentojë këtë
ngjarje të vjetër, operacion të cilin
e ka koduar me emrin "Kujtesa".
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë së
Shtetit kanë bërë të ditur se në
kuadër të operacioneve për zbardhjen
e ngjarjeve të vjetra, ditën e
djeshme nga Drejtoria e Krimeve
të Rënda, në bashkëpunim me
forcat e policisë së Komisariatit
Mat dhe Prokurorinë e Rrethit,
është bërë i mundur përfundimi
i operacionit të koduar "Kujtesa".
"Gjatë këtij operacioni u realizua
kapja dhe ndalimi i Bujar Bilal
Buçit, 41 vjeç, dhe Ylber Ismail
Karajt, 44 vjeç, të dy banues në
Mat. Ndalimi i këtyre personave
është bërë për veprat penale të
vrasjes me paramendim, kryer në
bashkëpunim", detajoi zëdhënësi
i Policisë së Shtetit, Klodian
Branko. Sipas tij, ndalimi i tyre
është bërë në banesat përkatëse,
ku është ushtruar edhe kontroll
për prova implikuese në krimin
e kryer 11 vjet më parë.
Grupi i punës nga seksioni
kundër krimeve ndaj jetës dhe
shëndetit ka detajuar për "Shqip"
se nga hetimet disamujore dyshohet
që këta persona më datë 22
qershor të vitit 1997 në fshatin
Vig të Rrethit Mat kanë vrarë me
armë zjarri Zinete Bedri Buçin,
në atë kohë 33 vjeçe. Megjithatë,
policia nuk e ka lënë me kaq hetimin,
pasi ka zbuluar edhe një
bashkëpunëtor të dy personave
të arrestuar. Burimet policore
shpjeguan se është shpallur në
kërkim dhe po punohet edhe
për kapjen e shtetasit Rifat Bilal
Buçit, 53 vjeç, i dyshuar edhe ky si
bashkëpunëtor në këtë vrasje.
Nga hetimet ka rezultuar se
vrasja është kryer për motive
hakmarrjeje, pasi po atë muaj,
pikërisht më datë 18 qershor,
viktima Zinete Buçi ka vrarë me
armë zjarri në banesën e saj në
qytetin e Burrelit bashkëshortin
Rustem Buçi, i cili është vëllai i dy
prej të proceduarve penalisht për
këtë ngjarje të rëndë. Vëllezërit e
Buçit kishin zbuluar se kunata
e tyre kishte kryer krimin dhe
kanë vendosur ekzekutimin e saj
të fshehtë.
Në përfundim të këtij operacioni,
policia ka deklaruar se
është e angazhuar në mënyrë
prioritare në zbardhjen e ngjarjeve
të vjetra në të gjithë territorin e
vendit, dhe se në ditët në vijim do
të komunikojë përsëri për rezultate
të tjera. Gjithashtu, herë pas
here, policia ka bërë thirrje për
bashkëpunimin e qytetarëve në
zbardhjen e gjithë krimeve, duke
ruajtur anonimitetin e tyre.
një vrasje e ndodhur në
vitin 1997, e cila mendohet
se është kryer për
hakmarrje. Bujar Buçi dhe Ylber
Karaj janë prangosur nga sektori
i vrasjeve, ndërkohë që një tjetër
është shpallur në kërkim për
vrasjen e një gruaje. Viktima ka
qenë kunata e Bujar Buçit, e cila
dyshohej se kishte vrarë të shoqin
dhe në shenjë hakmarrjeje është
ekzekutuar nga këta dy persona.
Policia ka hapur këtë dosje disa
muaj më parë dhe në bazë të rivlerësimit
të provave të asaj kohe
ka mundur të dokumentojë këtë
ngjarje të vjetër, operacion të cilin
e ka koduar me emrin "Kujtesa".
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë së
Shtetit kanë bërë të ditur se në
kuadër të operacioneve për zbardhjen
e ngjarjeve të vjetra, ditën e
djeshme nga Drejtoria e Krimeve
të Rënda, në bashkëpunim me
forcat e policisë së Komisariatit
Mat dhe Prokurorinë e Rrethit,
është bërë i mundur përfundimi
i operacionit të koduar "Kujtesa".
"Gjatë këtij operacioni u realizua
kapja dhe ndalimi i Bujar Bilal
Buçit, 41 vjeç, dhe Ylber Ismail
Karajt, 44 vjeç, të dy banues në
Mat. Ndalimi i këtyre personave
është bërë për veprat penale të
vrasjes me paramendim, kryer në
bashkëpunim", detajoi zëdhënësi
i Policisë së Shtetit, Klodian
Branko. Sipas tij, ndalimi i tyre
është bërë në banesat përkatëse,
ku është ushtruar edhe kontroll
për prova implikuese në krimin
e kryer 11 vjet më parë.
Grupi i punës nga seksioni
kundër krimeve ndaj jetës dhe
shëndetit ka detajuar për "Shqip"
se nga hetimet disamujore dyshohet
që këta persona më datë 22
qershor të vitit 1997 në fshatin
Vig të Rrethit Mat kanë vrarë me
armë zjarri Zinete Bedri Buçin,
në atë kohë 33 vjeçe. Megjithatë,
policia nuk e ka lënë me kaq hetimin,
pasi ka zbuluar edhe një
bashkëpunëtor të dy personave
të arrestuar. Burimet policore
shpjeguan se është shpallur në
kërkim dhe po punohet edhe
për kapjen e shtetasit Rifat Bilal
Buçit, 53 vjeç, i dyshuar edhe ky si
bashkëpunëtor në këtë vrasje.
Nga hetimet ka rezultuar se
vrasja është kryer për motive
hakmarrjeje, pasi po atë muaj,
pikërisht më datë 18 qershor,
viktima Zinete Buçi ka vrarë me
armë zjarri në banesën e saj në
qytetin e Burrelit bashkëshortin
Rustem Buçi, i cili është vëllai i dy
prej të proceduarve penalisht për
këtë ngjarje të rëndë. Vëllezërit e
Buçit kishin zbuluar se kunata
e tyre kishte kryer krimin dhe
kanë vendosur ekzekutimin e saj
të fshehtë.
Në përfundim të këtij operacioni,
policia ka deklaruar se
është e angazhuar në mënyrë
prioritare në zbardhjen e ngjarjeve
të vjetra në të gjithë territorin e
vendit, dhe se në ditët në vijim do
të komunikojë përsëri për rezultate
të tjera. Gjithashtu, herë pas
here, policia ka bërë thirrje për
bashkëpunimin e qytetarëve në
zbardhjen e gjithë krimeve, duke
ruajtur anonimitetin e tyre.