Dy shkodranë, në pranga për vjedhje makinash
Dy shkodranë, hajdutë automjetesh në Durrës. Njëri
prej tyre është ndaluar, ndërsa tjetri është shpallur
në kërkim. Në orën 23:30 të së mërkurës është ndaluar
18-vjeçari Real Zefi, banues në lagjen "Ndoc Mazi" në
Shkodër, ndërsa bashkëmoshatari i tij është ende në
kërkim. Ndaj të dyve rëndojnë vjedhjet e tre automjeteve
të tipit "Fiat Punto", të cilat i kanë kryer gjatë dy ditëve
në Lagjet 5 dhe 6 të qytetit bregdetar. Vjedhjet kanë
ndodhur në datat 27 dhe 28 tetor të këtij viti dhe me t‘u
identifikuar personat e dyshuar si autorë, prokuroria ka
nxjerrë urdhër-ndalimet përkatëse për vjedhje të kryer në
bashkëpunim.