E Shtunë, 31 Tetor 2026

U nda nga i fejuari, tenton vetëvrasjen me thikën e bukës

Një 18-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen, duke u plagosur
me thikën e bukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin
Bellovodë të Korçës, dy ditë më parë, kur 18-vjeçarja
Greta Demçe ka marrë nga kuzhina një thikë dhe me të
ka tentuar t‘i japë fund jetës, duke e ngulur në pjesën e
barkut. Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçarja ka mbërritur
në spitalin civil me një plagë, por fatmirësisht kjo nuk
ka qenë e thellë dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale ka dalë
nga rreziku për jetën. Vajza është gjetur nga të afërmit e
saj. Burimet e policisë që kanë hetuar këtë rast kanë bërë
të ditur se vajza kishte kaluar në gjendje depresive pas
ndarjes nga i fejuari. Sipas deklarimeve të të afërmve, që
pas prishjes së fejesës vajza kishte kaluar shpesh gjendje
depresive. Kjo ka qenë hera e dytë që Demçe kishte tentuar
të vriste veten. Pak kohë më parë, sipas të dhënave të
familjarëve dhe deklarimeve të tyre, vajza kishte tentuar
t‘i jepte fund jetës duke pirë një sasi pesticidesh, por falë
ndërhyrjes në spital kishte shpëtuar gjallë. As tentativa e
dytë e saj nuk e ka arritur qëllimin e vetëvrasjes. Me një
plagë në trup të shkaktuar me thikë, vajza është dërguar
me urgjencë pranë spitalit civil të Korçës rreth orës 17:30
të së mërkurës. Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave në
Korçë, kur vajza të reja tentojnë vetëvrasjen. Dy ditë më
parë, një 15-vjeçare gëlltiti një sasi pesticidesh pasi nuk
lejohej nga prindërit të dilte me shoqërinë. J.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›