E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, dorëzohen dy të burgosur të Guantanamos

Dorëzohen në Irlandë dy të burgosur nga kampi amerikan i të burgosurve në Guantanamo të Kubës. Përveç kësaj, sipas departamentit amerikan të Drejtësisë në Uashington, një i burgosur me prejardhje nga Jemeni, iu dorëzua autoriteteve të vendit të tij. Një gjykatë federale kishte vendosur në muajin maj që jemeniti të lirohej nga burgu. Për identitetin e dy të burgosurve që u morën përsipër nga qeveria irlandeze nuk u bënë të ditur të dhëna të tjera. Në Guantanamo ndodhen aktualisht edhe 223 të burgosur të tjerë. Data e paracaktuar nga Presidenti i amerikan Barack Obama, për mbylljen e kampit në muajim janar, sipas një njoftimi të televizionit amerikan CNN, do të shtyhet për më vonë. Kështu që besohet se burgu i shumëpërfolur i Guantanamos do të vazhdojë të mbetet në rend të ditës edhe për disa kohë. Sipas të dhënave të marra nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, premtimi i Obamës se Burgu i Guantanamos do të mbyllej në janar të 2010 nuk do të realizohet, dhe ashtu siç edhe u përmend, arsyeja e shtyrjes për më vonë të mbylljes së këtij burgu është fakti se aty momentalisht gjenden 223 të burgosur. Pritet që çështjet e tyre të rishikohen dhe ende nuk është vendosur se ku do të dërgohen pasi të jenë larguar nga Guantanamo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›